Galeria Qahili është një galeri arti e themeluar në maj të vitit 2013. Kjo galeri i kushton vëmendje procesit të krijimit si dhe zhvillimit të mëtejmë të kapitalit kulturor e shoqëror brenda grupeve të ndryshme shoqërore. Galeria Qahili organizon një gamë të gjerë aktivitetesh artistike, si ekspozita, punëtori, rezidenca afatshkurtra, biseda me artist si dhe programin e edukimit. Ajo synon të jetë një vend gjithëpërfshirës ku diversiteti luan një rol të rëndësishëm; një vend ku është i pranishëm promovimi i bashkëpunimit ndërmjet artistëve dhe institucioneve; kombinon karrierat e ndryshme artistike, ato ekzistente dhe të reja, kombëtare me ndërkombëtare.
Galeria Qahili ka një gamë të gjerë artistësh si pjesë të koleksionit të saj.