Galeria Qahili hap thirrjen për njerëzit kreativ që kanë ide interesante për ekspozita dhe projekte të tjera artistike. Kuratorët, artistët, shkrimtarët dhe individët krijues, pavarësisht nivelit, prejardhjes ose vendndodhjes mund të aplikojnë. Ne jemi të hapur për të gjitha mediumet e artit dhe për mënyra të ndryshme të shfrytëzimit të hapësirës sonë. Ne pranojmë artistët e të gjitha mediumeve, në cilëndo faze të karrierës së tyre përderisa Galeria Qahili shtyn më tutje zhvillim e tyre. Ekspozitat kolektive dhe bashkëpunimet e artistëve inkurajohen të aplikojnë.