fbpx

Galeria Qahili është një galeri arti e themeluar në maj të vitit 2013. Kjo galeri i kushton vëmendje procesit të krijimit si dhe zhvillimit të mëtejmë të kapitalit kulturor e shoqëror brenda grupeve të ndryshme shoqërore. Galeria Qahili organizon një gamë të gjerë aktivitetesh artistike, si ekspozita, punëtori, rezidenca afatshkurtra, biseda me artist si dhe programin e edukimit. Ajo synon të jetë një vend gjithëpërfshirës ku diversiteti luan një rol të rëndësishëm; një vend ku është i pranishëm promovimi i bashkëpunimit ndërmjet artistëve dhe institucioneve; kombinon karrierat e ndryshme artistike, ato ekzistente dhe të reja, kombëtare me ndërkombëtare.

Galeria Qahili ka një gamë të gjerë artistësh si pjesë të koleksionit të saj.

MISIONI

Galeria Qahili ekziston për të krijuar, mbrojtur dhe promovuar artin; për të edukuar dhe angazhuar publikun përmes arteve vizuale. Misioni i saj hulumton mbi lirinë artistike dhe zhvillimin e marrëdhënieve unike midis prodhimit dhe konsumit të artit.

Ky mision do të arrihet me anë të katër vlerave strategjike:

Të zhvillojë një mirëkuptim dhe vlerësim të artit, duke kapur rolin e tij kompleks brenda shoqërisë dhe të perceptojë pasqyrimin e tij në botën gjithnjë në ndryshim në mënyrë kritike dhe krijuese.

Të kontriboj në zhvillimin artit në Kosovë duke përdorur artin si mjet prezantimi.

Të prezantoj ekspozita të cilat mbështeten nga grupe të ndryshme shoqërore e që japin një kontribut të rëndësishëm dhe të veçantë në fushën e artit duke fituar respektin dhe vëmendjen e audiencës vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Të ofroj një hapësirë të ngrohtë për hulumtimin ndërdisiplinor ku idetë dhe praktikat mund të studiohen dhe testohen; një vend që frymëzon kreativitetin, edukimin dhe argëtimin nëpërmjet artit dhe kulturës.

Historiku

Galeria Qahili është themeluar nga familja Qahili, e inicuar nga artisti, Eshref Qahili. Me 6 maj 2013, është hapur një nga galeritë e para private të artit në Prishtinë, Kosovë. I gjithë objekti është ndërtuar për art.

Deri më tani, Galeria Qahili ka organizuar ekspozita të shumta, biseda me artistë, punëtori dhe mini-rezidenca. Përmes këtyre aktiviteteve, Galeria Qahili promovoi jo vetëm artistët lokal por edhe ata ndërkombëtare dhe ndihmoi në zhvillimin e mëtejshëm të artit, si dhe komunikimit ndërkulturor.

Subscribe for latest news!

Copyright © Galeria Qahili / Privacy Policy