Mentor Avdili hapi ekspozitën e tij të parë personale me të cilën përfundon studimet postdiplomike – Master. Kjo ekspozitë u kurua nga Genc Rezniqi
“… Mentori na shfaqet përmes disa fazave kërkimore ne te cilat dominojne elemente të cilat edhe më tej mbeten subjekte kryesore të fabulës intime. Dhe pikërisht në imazhet e ndërdijëshme, intime dhe simbolike, në përfytyrimet somnabule, realizohet e bukura, harmonia e ngjyrave, uniteti i trajtave, koherenca e formave dhe përmbajtjes. Gjithashtu, element vital i piktures së Mentorit është edhe porosia,me imazhe dhe simbolikë autoktone.” – shkëputur nga koncepti i ekspozitës.
Mentor Avdili merret me art nga viti 2000, por, në mënyrë profesionale ka filluar që nga viti 2005.
Ekspozita qëndroi ishte e hapur nga 18 tetori deri me 1 nëntor 2019.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.Ok