fbpx

Databaza.art: Lansimi

Databaza e Artistëve të Kosovës u lansua me 7 shkurt 2020. Ky lansim u përcjell me ekspozitë me punimet e artistëve që janë pjesë e koleksionit të Galerisë Qahili por edhe pjesë e databazës.

www.databaza.art platformë dixhitale e artistëve të Kosovës që ju mundëson të kuptoni dhe të merrni informata të hollësishme dhe specifike varësisht nga natyra e interesave të juaja. Përparësia e kësaj platforme qëndron në atë se gjithnjë është në rritje duke u plotësuar me artistë që ende nuk figurojnë në databazë dhe duke kontribuar në rritjen e komunitetit dixhital të artit në Kosovë.

Kjo databazë historike dhe e përqëndruar ofron qasje në karrierat dhe krijimtaritë e artistëve pamor të Kosovës duke nisur nga periudhat e para të zhvillimit të artit në Kosovë. Përmes databaza.art mund të kuptoni dhe të merrni informata të hollësishme dhe specifike varësisht nga natyra e interesave të juaja.

Bëhu pjesë e www.databaza.art, platformës së parë dhe më të madhe dixhitale të artistëve të Kosovës, duke klikuar këtu.

Subscribe for latest news!

Copyright © Galeria Qahili / Privacy Policy