fbpx

Bletari

Kamer Gjikokaj

Ekspozitë Personale

Fillojnë aktivitetet artistike në Galeria Qahili!

 

Ju ftojmë në hapjen e ekspozitës personale “Bletari” të Kamer Gjikokaj, me 5 qershor 2020 duke filluar nga ora 15:00 deri në ora 21:00.

 

Njëherish me këtë ekspozitë, shënojmë edhe fillimin e aktiviteteve artistike pas periudhës së pandemisë.

 

Koncepti i ekspozitës

 

“Në trupin dhe mendjen e njeriut fshihen plot pasione e ëndrra. E ata që i zbulojnë ato, shndërrohen në njerëzit më të lumtur në botë. Të jesh i rrethuar me bletët për dekada radhazi, mëson për punën e palodhshme të bletëve punëtore. Këtë e mësoi edhe bletari Kamer Gjikokaj. Nga një njeri që asnjëherë nuk preki me duar brushë dhe ngjyra, shpejtë zbuloi dashurinë që e kishte për pikturën. Nga një dhuratë që dikush i dhuroi, bota e tij ndryshoi. A është ringjallja e një piktori të njohur, as ai vet nuk e di mirëpo një gjë është e sigurt, bletari u shndërrua në piktor. Kamer bletari u bë Kamer piktori i cili nuk u ndal që atëherë e që me ekspozitën e tij per 60 ditë, me 60 piktura do na dërgon në udhëtim plot lule e ngjyra.” – Milot Hasimja

 

Kurator të ekspozitës janë Milot Hasimja dhe Musa Kalaveshi.

 

Ekspozita “Bletari” do të jetë e hapur për publik deri më 15 qershor 2020.

 

*Ju lutemi të gjithë të interesuarve që të ndërmarrin masat e nevojshme (maska, dorëza, respektim i distancës prej 1.5m) për mbrojtje personale gjatë ekspozitës.

Subscribe for latest news!

Copyright © Galeria Qahili / Privacy Policy