fbpx

Karantina me Ngjyra

Edicioni: Artistët e Vegjël

Për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershori, Galeria Qahili organizon edicion special të projektit ‘Karantina me Ngjyra’.

Ky edicion ka për qëllim të publikojë punimet, vizatimet dhe krijimet e më të dashurve tonë andaj inkurajohen të gjithë prindërit e artistëve të vegjël t’i dërgojnë punimet e fëmijëve të tyre në: info@galeriaqahili.com deri me datën 01/06/2020 ora 12:00.

Të gjitha punimet do të publikohen në një album-ekspozitë të veçantë në faqet tona zyrtare në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Ndërkaq secili punim do të shndërrohet në kartolinë me nga 10 copa të cilat mund të vini t’i merrni në hapësirat e Galerisë Qahili.

Subscribe for latest news!

Copyright © Galeria Qahili / Privacy Policy