fbpx

Karantina me Ngjyra

Karantina me Ngjyra është një album-ekspozitë virtuale e krijuar për të promovuar krijimet artistike të të gjithë atyre që kohën gjatë izolimit kanë vendosur ta kalojnë duke dërguar punime të ndryshme artistike. Ndër të tjerash, projekti Karantina me Ngjyra ka për qëllim të rritë vetëdijësimin ndaj përparësive që vijnë nga terapia përmes artit e cila ndihmon në mirëqenien e përgjithshme emocionale dhe psikologjike, sidomos gjatë këtyre ditëve të izolimit.

Punimet do të publikohen në faqën tonë zyrtare në Facebook dhe Instagram, njëherë në javë.

Secili punim është i veçantë, andaj inkurajojmë që të gjithë të marrin pjesë. Të bashkuar me anë të artit, edhe këtë kohë do ta kalojmë.

*Informatat që duhet të përfshihen kur të dërgohet punimi: emri i autorit, emri i punimit dhe disa fjalë rreth inspirimit për atë punim.

Karantina me ngjyra në kuadër të Galeria Qahili zgjatë deri më 01.06.2020.

Subscribe for latest news!

Copyright © Galeria Qahili / Privacy Policy