fbpx

Databaza.art: Lansimi

Galeria Qahili lanson databazën e parë të artistëve të Kosovës me 7 shkurt 2020.

Databaza.art është platformë dixhitale që synon të promovojë artin dhe kulturën kosovare duke ofruar qasje në një databazë historike të artit. Databaza.art tenton të jetë një institut transparent i artit duke ofruar informacion të hulumtueshëm, unik e të detajuar dhe duke lejuar që kjo platformë dixhitale të veprojë si një filtrues brenda botës së artit. Në thelb të kësaj databaze qëndron parimi se zhvillimi dhe kultivimi i artit është në lidhje të ngushtë me transparencën, qasjen dhe ruajtjen e informatave.

Databaza.art është krijuar si pasojë e mungesës së një baze të përqëndruar me informata rreth artit dhe kulturës kosovare dhe mungesën e njohurisë nga masa rreth saj. Kjo databazë dixhitale e historike do të ofroj informata të detajuara rreth zhvillimit të artit dhe artistëve në Kosovë.
Për më shumë informata mund të vizitoni uebfaqen www.databaza.art apo ta kontaktoni Galerinë Qahili.

Subscribe for latest news!

Copyright © Galeria Qahili / Privacy Policy